Aktualitet

Kërcënohet Sazan Guri: Të rinjtë dolën nga makina Toyota, më drejtuan armën, janë nipërit e administratorit

1 Tetor 2021, 11:49 Nga DOSJA
Kërcënohet Sazan Guri: Të rinjtë dolën nga makina

TIRANË– Ambientalisti Sazan Guri ka qënë pjesë ditën e sotme gjatë protestës së banorëve në Laknas. Për ‘Faxneës’ ai ka treguar se është kërcënuar me armë nga disa persona të cilët dolën nga një makinë e llojit ‘Toyota’. Ai thotë se nuk i ka frikë pasi është thjesht ndërmjetës në këtë histori. Guri u kërcënua pas takimit me kryebashkiakun Rakip Sulin. Personat që e kanë kërcënuar sipas tij, janë nipërit e njërit prej administratorëve të kompanisë.

‘Jam kërcënuar me armë, një makinë Toyota e kuqe ku disa të rinj kanë nxjerrë armën dhe ma kanë tundur në xhamin e makinës. Familjarët e mi po ta marrin vesh ata këtë gjë do jenë të prekur. Zoti më ndihmon që të jem i fortë, kështu që nuk më kërcënojnë dot, nuk i kam frikë. Por ata duhet t’i vënë gishtin kokës që unë jam thjesht një ndëmjetës. Janë nipërit e Bledar Dacit që është administrator i kësaj kompanie. Më kanë hedhur edhe në gjyq, po si mund të hidhet një avokat në gjyq? Madje që dje më ka kërcënuar një person me mjekër, i gjatë i fuqishëm’-tha Sazan Guri.

Ditën e sotme, ndërhyja e fadromës ka shkaktuar sërish përplasje mes banorëve, të cilët refuzojnë prerjen e pyllit dhe punëtorëve të firmës. Situata është përshkallëzuar më tej, pasi banorët kanë gjuajtur me sende të forta xhamin e fadromës, ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kamzës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne laknas sazan guri protesta ne laknas sazan guri

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Tetor 2021, 11:34

TIRANË– Pamjet më poshtë vijnë nga pylli në Laknas, aty ku do të ndërtohet një thertore dhe fermë derrash, e cila po kundërshtohet ashpër nga banorët...