Aktualitet

1 Tetor 2021, 11:34 Nga DOSJA

TIRANË– Pamjet më poshtë vijnë nga pylli në Laknas, aty ku do të ndërtohet një thertore dhe fermë derrash, e cila po kundërshtohet ashpër nga banorët e zonës. Në pamjet e publikuara nga ‘Balkanweb’ shihet se pylli përbëhet nga shumë bimësi dhe pemë të ndryshme. Llojet e pemëve që janë në këtë pyll variojnë nga plepi, rrapa, akacia, hurma, dardhë, lajthi, kumbulla të egra, arra e shumë të tjera.

Pylli ka një moshë mbi 100-vjeçare dhe është kujdesur nga banorët e zonës të cilët e kanë mbjellur pemë frutore ndër vite.

Projekti për ndërtimin e thertores së Laknasit ka nisur që prej shkurtit të vitit 2019. Banorët e kanë kundërshtuar që prej fillimit këtë projekt që cënon shtëpitë e tyre për shkak të afërsisë me thertoren e derrave. Por edhe pse kryetari Xhelal Mziu u largua, i njëjti projekt ka marrë jetë edhe me kryebashkiakun Rakip Suli. Edhe pse çështja është tashmë në dyert e gjykatës, ku pritet që Apeli i Tiranës do të japë verdiktin se a mund të ndërtohet 5 minuta larg banesave një thertore, bashkia e Kamzës vazhdon duke i dhënë leje kompanisë për të ndërtuar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne laknas protesta ne laknas

Sondazh

Poll