Aktualitet

PAMJE: Prishet ‘armëpushimi’! Përshkallëzohet situata në Laknas, banorët qëllojnë me sende të forta drejt fadromës

1 Tetor 2021, 07:13 Nga DOSJA
PAMJE: Prishet ‘armëpushimi’! Përshkallëzohet situata

TIRANË– “Armëpushimi” është prishur! Edhe pse u vendos që deri më datë 30 tetor nuk do të kishte asnjë punim për ndërtimin e thertores në Laknas, firma ka dërguar në orët e para të mëngjesit fadromën për të kryer punime. Fadroma ka prerë dhe shkatërruar dhjetëra pemë gjatë natës, duke hyrë nga rruga dytësore, pasi tjetra është e bllokuar nga banorët.

Ndërhyja e fadromës ka shkaktuar sërish përplasje mes banorëve, të cilët refuzojnë prerjen e pyllit dhe punëtorëve të firmës. Situata është përshkallëzuar më tej, pasi banorët kanë gjuajtur me sende të forta xhamin e fadromës, ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kamzës. Efektivët kanë mbërritur me urgjencë dhe kanë tentuar që të shuajnë konfliktin mes palëve, që dje duket sikur ranë në dakordësi por mesa duket ka qenë e përkohëshme.

Përplasje mes tyre kishte dhe dje, por punonjësit e firmës ndërtuese bënë një pakt me banorët për të pritur vendimin e datës 30 tetor, ditë kur edhe do të zhvillohet gjyqi për çështjen. Nga ana e tyre edhe banorët ranë dakord me propozimin, por mesa duket ka qenë thjesht një manovër për të punuar gjatë darkës.

Projekti për ndërtimin e thertores së Laknasit ka nisur që prej shkurtit të vitit 2019. Banorët e kanë kundërshtuar që prej fillimit këtë projekt që cënon shtëpitë e tyre për shkak të afërsisë me thertoren e derrave. Por edhe pse kryetari Xhelal Mziu u largua, i njëjti projekt ka marrë jetë edhe me kryebashkiakun Rakip Suli. Edhe pse çështja është tashmë në dyert e gjykatës, ku pritet që Apeli i Tiranës do të japë verdiktin se a mund të ndërtohet 5 minuta larg banesave një thertore, bashkia e Kamzës vazhdon duke i dhënë leje kompanisë për të ndërtuar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne laknas protesta ne laknas

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Tetor 2021, 11:34

TIRANË– Pamjet më poshtë vijnë nga pylli në Laknas, aty ku do të ndërtohet një thertore dhe fermë derrash, e cila po kundërshtohet ashpër nga banorët...