Aktualitet

Protestë për fidanët në Berat/ Fermerët: Kemi falimentuar, fidani i ka të gjitha të zezat, Ministria e Bujqësisë të nd

1 Tetor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Protestë për fidanët në Berat/ Fermerët: Kemi

BERAT– Fermerët në Berat kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi kanë ankesa për fidanët që kanë në serat e tyre. Për ‘Top Channel’ ata thonë se janë duke falimentuar pasi kanë marrë kredi me vlera të mëdha parash. Ata thonë se fidanët që iu kanë dhënë nuk e kishin provuar e se janë mashtruar. Kërkesa e tyre shkon për Ministrinë e Bujqësisë, prej të cilës kërkojnë që të ndërhyjë urgjentisht dhe të shikojë se nga vjen ky problem me fidanët.

Fermeri: Jemi në prang falimenti, jemi të falimentuar. Kemi marrë kredi të mëdha, unë kam marrë mbi 20 milionë lekë kredi, fidani që kam marrë unë i ka të gjitha të zezat.

Fermeri: As sistem rrënjor, e vola, u hodh poshtë, do ishte shitur të paktën 60-70 kuintal.

Fermeri: Ne këtu e kemi marrë nuk e dimë se nga vjen, nuk ka sistem rrënjë, nuk hedh rrënjë.

Fermeri: Ja shikoje se çfarë rreze ka, ne nuk kemi faj, ta dëgjojë mirë ai i farishtes, mos të lozin me djersën tonë.

Fermeri: Nuk është shitur se nuk është rritur, ka rënë në tokë. Ne kërkojmë që Ministria e Bujqësisë të ndërhyjë urgjentisht që të shikojë zanafillën e farës se nga vjen. Unë kam marrë 3 mln kredi. Ca ti jap kredisë, familja ime çfarë të hajë. Të paktën 2-3 kile e gjysmë duhet të nxjerrë një fidan. Ja nuk ka sistem rrënjor. Nuk e kishim provuar, por na mashtruan.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fermeret ne berat proteste ne berat fermeret ne berat proteste ne berat

Sondazh

Poll