Aktualitet

Vrasja e mësueses në Angli, akuzohet shqiptari! Prokurorja: Vrasje brutale ishte e paramenduar

1 Tetor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Vrasja e mësueses në Angli, akuzohet shqiptari! Prokurorja: Vrasje

BRITANI E MADHE- Një emigrant shqiptar i akuzuar për vrasjen e mësueses angleze Sabina Nessa 28 vjeçe, ka dalë përpara gjykatës së krimeve të rënda dje, ku edhe është vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Punonjësi i një picerie, 36-vjeçari Koci Selamaj, sulmoi të renë pasi ajo kishte dalë nga shtëpia për të takuar një mik.

Prokurori, Alison Morgan QC, i tha gjykatës se ishte një sulmi ishte i paramenduar por nuk ka ende asnjë detaj që sugjeron që shqiptari e njihte Nessa-n më parë.

Ekpertiza ende nuk ka konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes të së resë, por paraprakisht raportohet se ka të vdekja e saj ka ardhur prej dhunës ekstreme. Megjithatë gjatë seancës, shqiptari e ka mohuar të gjithë ngjarjen, duke u ndihmuar nga një përkthyes shqiptar në Gjykatë. Seanca e radhës për të do të mbahet më 16 dhjetor, kur edhe pritet të jepet vendimi.

Selamaj e ndaloi Nessa-n në një park në Kidbrooke, në jug-lindje të Londrës dhe nisi ta sumonte fizikisht. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë pikasur shqiptarin që mbante në dorë diçka të gjatë fosforeshente, mjet me të cilin goditi deri në vdekje 28-vjeçaren. Trupin ia mbuloi me gjethe dhe më pas u largua për tu fshehur. Sabina Nessa u gjet më 18 shtator e pajetë. Ajo u përcoll për në banesën e fundit dhe familjarët, kolegët, studentët e qytetarët mbajtën homazhe në nder të saj.

Marrë nga The Guardian

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koçi selmanaj sabina nessa koçi selmanaj sabina nessa

Sondazh

Poll