VIDEO- Theu arrestin shtëpiak! Xhaxhai i Aldi Ramës lihet në burg nga Gjykata e Lezhës
LEZH– Xhaxhai i Aldi Ramës është arrestuar nga policia pasi kishte thyer masën e arrestit shtëpiak. Ditën e sotme Gjykata e Lezhës ka vendosur që ai të rikthehet sërish në burg, duke vendosur masën ‘arrest me burg’. Përballë Gjykatës ai ka deklaruar se u largua pasi donte të vizitonte nipin e tij të cilin e kishte të shtruar në spital.
Baki Rama ishte lënë nga Gjykata në ‘arrest shtëpie’ pasi ishte arrestuar më parë për tregti të lëndëve narkotike. Mungesa e tij u vu re në momentin kur policia ushtroi kontroll në banesë, ditën kur vdiq Aldi Rama. Aty u mësua se Baki Rama nuk ndodhej në shtëpi, duke thyer në këtë mënyrë masën e sigurisë. Dyshohet se familjarët i thanë policisë se ai kishte shkuar në Tiranë për të marrë trupin e pajetë të nipit.
Aldi Rama është autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha. Ai ka ndërruar jetë tre ditë më parë në spitalin e Traumës në Tiranë. I riu u soll me urgjencë nga spitali i Lezhës, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagës me armë zjarri që kishte marrë në zonën e fytit. Ai ekzekutoi me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha. Rama ishte me precedent të mëparshëm penal, kishte përfunduar në burg që në moshën 18-vjeçare dhe ishte prangosur sërish pas 2 vitesh. Njëherë për vjedhje dhe dhunë ndaj të dashurësh, e njëherë tjetër për mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Protestë për fidanët në Berat/ Fermerët: Kemi falimentuar, fidani i ka të gjitha të zezat, Ministria e Bujqësisë të nd
BERAT– Fermerët në Berat kanë dalë ditën e sotme në protestë pasi kanë ankesa për fidanët që kanë në serat e tyre. Për ‘Top Channel’ ata thonë...
Vrasja e mësueses në Angli, akuzohet shqiptari! Prokurorja: Vrasje brutale ishte e paramenduar
BRITANI E MADHE- Një emigrant shqiptar i akuzuar për vrasjen e mësueses angleze Sabina Nessa 28 vjeçe, ka dalë përpara gjykatës së krimeve të rënda dje, ...
E prekur nga Covid/ U dërgua për kurim në Turqi, ndërron jetë pas lindjes së parakohshme 24-vjeçarja shqiptare
TURQI– Ka ndërruar jetë në Turqi, 24-vjeçarja Xheni Kaba e cila po kurohej kundër Covid. Fatkeqësisht, e reja humbi jetën pasi kreu lindjen e parak...
Hynë për të grabitur, vranë arkitektin italian Roberto Mottura, arrestohen 3 shqiptarë, gabimi që u kushtoi rëndë…
ITALI– Tre shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane për vrasjen e arkitektit e Roberto Mottura, një vit më parë. Arkitekti 50-vjeçar u sulmua ...
Skadon marrëveshja me qeverinë, naftëtarët në Ballsh mblidhen pranë uzinës: Duam zgjidhje, ende presim!
BALLSH– Data 1 tetor shënon edhe përfundimin e marrëveshjes së lidhur me naftëtarëve të uzinës së Ballshit me qeverinë e kryeministrit Edi Rama! Me përfun...
VIDEO-Në tetor përfundon marrëveshja me Ramën/ Naftëtarët: Ende s’ka zgjidhje për situatën tonë, presim!
BALLSH– Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj ka kërkuar një zgjidhje për çështjen e mbetur ende pezull lidhur me rafinerinë e Ballshit, k...
Arrestohen dy vëllezërit në Lushnjë, posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike
LUSHNJË- Policia në Lushnjë ka arrestuar sot dy vëllezërit Ozvaldo Çuko 25 vjeç dhe Vladimir Çuko, 16 vjeç, banues në fshatin ...
Përdhunohet 16-vjeçarja në Shijak, arrestohet 28-vjeçari
SHIJAK– Një 16-vjeçare ka rënë pre e përdhunimit në Shijak. Autori, 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia.Bëhet fjalë personin me inici...
Pogradec/ Sekuestrohen 61 kg kanabis, arrestohet një person dhe shpallen në kërkim katër të tjerë
POGRADEC– Policia e Pogradecit ka ndaluar sot 5 persona në sajë të operacionit të koduar “Hudënishti”. Sterio Oshafi, 44-vjeçari i shpallur në kërk...