Aktualitet

VIDEO-Në tetor përfundon marrëveshja me Ramën/ Naftëtarët: Ende s’ka zgjidhje për situatën tonë, presim!

1 Tetor 2021, 10:02 Nga DOSJA
VIDEO-Në tetor përfundon marrëveshja me Ramën/

BALLSH– Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj ka kërkuar një zgjidhje për çështjen e mbetur ende pezull lidhur me rafinerinë e Ballshit, kur sot shënohet përfundimi i marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama. Sot, naftëtarët janë mbledhur para rafinerisë, pasi mjetet e tonazhit të rëndë i janë afruar pranë uzinës për të marrë makineritë. Megjithatë, sipas tyre kur kanë parë që në zonë ka punonjës, janë larguar.


“Vijmë çdo ditë. Kjo nuk është protestë, disa kompani kanë ardhur për të marrë makineritë. Kjo rafineri ka siguracion. Ne kemi borxhin tonë ende pa marrë. Është turp të thuash në 2021 që del me humbje. Nuk dimë sesi dalin me humbjen. Nëse dalin me humbje, pse nuk e lënë naftën nëntokë. I jemi drejtuar SPAK por nuk ka asnjë veprim. Ne shpresojmë që uzina të vihet në punë. Janë rreth 500 naftëtarë që nuk dalin në pension, ku do shkojnë këta. Ne sot i kemi urat e kontaktit, Rama tha se do i jepet zgjidhje, presim,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: Skadon marrëveshja me qeverinë, naftëtarët në Ballsh mblidhen pranë uzinës: Duam zgjidhje, ende presim!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ballsh protesta e naftetareve rafineria e ballshit ballsh protesta e naftetareve rafineria e ballshit

Sondazh

Poll