Aktualitet

Arrestohen dy vëllezërit në Lushnjë, posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike

1 Tetor 2021, 10:09 Nga DOSJA
Arrestohen dy vëllezërit në Lushnjë, posedonin dhe

LUSHNJË-  Policia në Lushnjë ka arrestuar sot dy vëllezërit Ozvaldo Çuko 25 vjeç dhe Vladimir Çuko, 16 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, të cilët posedonin dhe shpërndanin doza lëndësh narkotike. Gjatë kontrollit të banesës së tyre, policia sekuestroi 6.8 kilogramë cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte ndarë në doza, gati për shitje. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë- Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Lushnjë operacioni policor i koduar “Pushimi” Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin në doza, vihen në pranga 2 vëllezërit. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Pushimi” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: O. Ç., 25 vjeç dhe V. Ç., 16 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnjë (vëllezër). Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një granatë difensive me detonator të montuar, një bajonetë arme zjarri, një përforcues grushti, dy aparate celularë dhe një automjet tip “BMW”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrest per shperndarje droge arrest per shperndarje droge

Sondazh

Poll