Politike

Meta shtyn zgjedhjet pa afat, PS nis procedurat e shkarkimit, Rama informon ndërkombëtarët

10 Qershor 2019, 05:34 Nga DOSJA
Meta shtyn zgjedhjet pa afat, PS nis procedurat e shkarkimit, Rama informon

TIRANË-30 qershori nuk ekziston më”, kjo ishte një nga frazat që Ilir Metës mund t’i kushtojë karrigen e presidentit.  Në një konferencë të paracaktuar, Meta shpjegoi të gjitha arsyet pse në Shqipëri nuk mund të kishte zgjedhje në 30 qershor.

Meta  u shpreh i prerë se pa të dhe pa datë të vendosur prej tij nuk mund të zhvilloheshin zgjedhje, kur opozita që sipas tij përfaqëson gati gjysmën e qytetarëve nuk ka marrë pjesë në to.  Ai më tej tregoi dhe mbështetjen në Kushtetutë për këtë vendim të tijën, ku përmendi nenin që i jep të drejten ekskluzive Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Meta firmosi dekretin LIVE dhe bëri shenjën e shqiponjës me duar, një “shenjë” kjo e Lulzim Bashës, në çdo protestë kombëtare.

Por menjëherë pasi Meta përfundoi fjalën, Edi Rama, kryeministër mblodhi me urgjencë kryesinë e Partisë Socialiste, ku u vendos shkarkimi i presidentit. Spiropali, foli në emër të kryesisë dhe tha se të enjten mazhoranca do të miratojë një rezolutë për shkarkimin e presidentit.

Ditë e ngarkuar është edhe për kancelaritë ndërkombëtare të akredituara në Tiranë. Kryeministri Edi Rama zhvillon takim me ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë, dhe pritet të bëhet publik qëndrimi i tyre për vendimin e Metës.

(A.B. J.V. F.M. F.G/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale edi rama ilir meta ps shkarkon metën shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll