Aktualitet

Pranë kazanëve të rakisë, ndërron jetë nëna e peshëngritësit Pirro Dhima në Himarë, dyshohet arrest kardiak

1 Tetor 2021, 07:02 Nga DOSJA
Pranë kazanëve të rakisë, ndërron jetë nëna e

HIMARË– Një 75-vjeçare, nëna e peshëngritësit Pirro Dhima është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Himarë. Mësohet se e moshuara është gjetur pa shenja jete pranë kazanëve të rakisë nga fqinjët e saj disa ditë pasi kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë i të moshuarës Lefteria Dhima u transportua në morgun e Sarandës për të mësuar edhe shkakun e vdekjes. Ajo dyshohet se ka vdekur 3-4 ditë më parë për shkak të arrestit kardiak, pasi nga kqyrja paraprake, në trupin e saj janë parë shenja dekompozimi.

“Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak,”-thuhet në njoftimin e Policisë.

Po kush është Pirro Dhima? 

49-vjeçari nga Himara ka fituar tre herë medalje ari ( Barcelonë 1992, Atlantë 1996 dhe Sydney 2000 ) edhe një herë madalje bronzi Lojëra Olimpike të Athines më 2004, ndaj dhe konsiderohet atleti më i suksesshëm ne historinë e sportit grek. Ai ka lindur në Himarë nga prindër minoritarë grekë dhe u rrit në Tiranë. Dhima ka përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin europian të peshëngritjes në Aalborg dhe u rendit i 4-ti kurse vendi ynë i 3-ti. Gjithsesi me rënien e regjimit komunist në Shqipëri ai emigroi drejt Greqisë për të përfaqësuar shtetin fqinj.

(k.m/dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet e moshuara ne himare himarë e moshuara ne himare himarë

Sondazh

Poll