Aktualitet

‘Ka kanabis në shtëpi…’/ Informacioni ‘fundos’ 34-vjeçarin nga Mamurrasi, Policia i gjen 4 kg k

1 Tetor 2021, 06:33 Nga DOSJA
‘Ka kanabis në shtëpi…’/ Informacioni

KURBIN– Një 34-vjeçar, i identifikuar vetëm me inicialet E.C., ka përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit. Informacionet e siguruara nga Policia kanë bërë që banesa e të riut të kontrollohet, ku edhe janë gjetur 4.255 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. I riu është prangosur, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar se si ishte siguruar droga nga 34-vjeçari.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kurbin

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sekuestrohen 4.255 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Mamurras, Kurbin kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit E.C.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4.255 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.C., 34 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu ne mamurras kurbin policia e lezhes arrestohet i riu ne mamurras kurbin policia e lezhes

Sondazh

Poll