Aktualitet

10 ditë më parë kishte humbur babain! Shqiptarja ndërron jetë nga një aksident i rëndë me biçikletë në Itali

1 Tetor 2021, 08:47 Nga DOSJA
10 ditë më parë kishte humbur babain! Shqiptarja ndërron

ITALI– Një grua 51-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me biçikletë në Itali. Albana Bega jetonte së bashku me burrin dhe djalin e saj në Porto Potenza prej 20 vitesh dhe kishin ndërtuar jetën aty.

“Ajo ishte një grua që ishte gjithmonë e buzëqeshur, e lidhur me familjen. Ajo kishte jetuar në Porto Potenza prej vitesh dhe ishte gjithmonë në biçikletë, e njihja për punë, por do të më mungojë shumë,”-kështu u shpreh Emanuela, një e njohur e viktimës.

Sipas mediave italiane, 51-vjeçarja me origjinë shqiptare vdiq dje, gruaja e quajtur Albana Bega ishte një përdoruese e rregullt e biçikletës dhe aksidenti ndodhi vetëm disa qindra metra larg shtëpisë së saj. Ajo nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të marra, pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital nga një ambulancë. Albana la pas burrin e saj Luanin dhe të birin. Ndërkohë që vetëm 10 ditë më parë ajo kishte humbur babanë e saj.

(km/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albana bega albana bega

Sondazh

Poll