Aktualitet

Parcelat e kanabisit në Gjirokastër u ‘asgjesuan’ nga “Tirana”! Akuzohet për shpërdorim detyre, pezu

1 Tetor 2021, 07:22 Nga DOSJA
Parcelat e kanabisit në Gjirokastër u ‘asgjesuan’ nga

GJIROKASTËR– Shefi i komisariatit të Gjirokastrës, Besnik Lila është pezulluar nga detyra. Lajmi është bërë me dije në mënyrë jozyrtare gjatë ditës së sotme, ku shkak për pezullimin e tij është akuza e ngritur ndaj tij për shpërdorim detyre.

Dyshohet se shefi i Komisariatit ka lejuar që në një zonë të qarkut të kultivohet bima narkotike e llojit kanabis. Megjithatë edhe pse lajmi është publikuar në media, duke iu referuar burimeve të gazetarëve, ende nuk ka një version zytar nga Policia e Gjirokastrës. 

Më 25 shtator, ‘Faxnews’ raportoi i pari lajmin se ishin asgjesuar rreth 3000 rrënjë kanabisi në rrethin e Gjirokastës dhe të Përmetit mirëpo nuk kishte dalë asnjë njoftim zyrtar për operacionin e kryer. Ishin forcat e policisë së Tiranës, ato të cilat zbarkuan në Gjirokastër për të kryer këtë operacion, i cili nuk u bë asnjëherë publik. Edhe pse lajmi për fshehjen e operacionit u raportua, nga ana e Policisë kishte vetëm heshtje. 

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besnik lila gjirokaster kanabis ne gjirokaster besnik lila gjirokaster kanabis ne gjirokaster

Sondazh

Poll