Aktualitet

Ndalohen 2 zyrtarët e burgut të Peqinit, falsifikonin kartelat e punës për të ulur dënimin! Kush është i burgosuri që d

30 Shtator 2021, 17:22 Nga DOSJA
Ndalohen 2 zyrtarët e burgut të Peqinit, falsifikonin kartelat e

PEQIN– Ish-shefi juridik Gani Shehu dhe kartelisti Lulzim Kadiu, zyrtarë në burgun e Peqinit janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë falsifikuar kartelat e punësimit të të burgosurve në mënyrë që të dënuarit të marrin ulje dënimi. Mësohet se hetimet janë kryer nga Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje dhe Prokuroria e Elbasanit. Në përfundim të tyre ka rezultuar se Shehu dhe Kadiu kanë falsifikuar kartelat e disa të burgosurve që vunain dënimin në burgun e Peqinit.

Mes tyre mësohet të ketë qenë edhe Lorenc Hajro! Ky i fundit po përpiqej që të shtonte disa orë pune, me qëllim që të përfitonte një ulje të dënimit, manovër kjo e përdorur nga shumë të dënuar. Megjithatë, janë të pakta detajet se kush është Lorenc Hajro dhe akuzat pse ai qëndron në burg.

“Shtetasit e ndaluar, në bashkëpunim me njëri tjetrin me veprime aktive konkrete kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodi Penal, duke sjellë për pasojë përfitime të paligjshme për të dënuarit L.H, në lidhje me uljen e dënimit dhe duke administruar në dosjen penale të tij, kartela punësimi të falsifikuara,”- thuhet në njoftimin zyrtar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sot në datë 30.09.2021, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm në Burgje në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka bërë ndalimin e shtetasve;
1-Gani Ali Shehu, i datëlindjes 04.04.1987, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Peqin.
2- Lulzim Fadil Kaziu, i datëlindjes 19.08.2057, lindur e banues në Peqin me detyrë kartelist në sektorin ligjor në IEVP Peqin.
Ndaj këtyre shtetasve Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan bazuar në materialin referues të Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm në Burgje, ka rregjistruar Procedimin Penal Nr.1642 të vitit 2021 për veprën penale “Shpërdorim i Detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i Kodit Penal.
Shtetasit e ndaluar, në bashkëpunim me njëri tjetrin me veprime aktive konkrete kanë konsumuar elementët e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodi Penal, duke sjellë për pasojë përfitime të paligjshme për të dënuarit L.H, në lidhje me uljen e dënimit dhe duke administruar në dosjen penale të tij, kartela punësimi të fallsifikuara.
Shërbimi i Kontrollit të Brëndshëm në Burgje, mbetet i përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit në sistemin e burgjeve, si dhe goditjen e çdo rasti paligjshmërie.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy punonjes burgjesh gani shehu lorenc hajro lulzim kaziu arrestohen dy punonjes burgjesh gani shehu lorenc hajro lulzim kaziu

Sondazh

Poll