Pajiste subjektet tregtare me çertifikata dezinfektimi të falsifikuara, arrestohet 58-vjeçari në Berat
1 Tetor 2021, 08:03Nga DOSJA
BERAT– Një 58-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia në Berat, pasi pajiste subjektet tregtare me çertifikata dezinfektimi të falsifikuara. Pas një hetimi tre mujor nga Sektori i Hetimit të Krimit Ekonomik, Edmond Dërrasa i cili banonte në Berat, punonte si administrator i një subjekti për kryerjen e dezinfektimeve. Ai falsifikonte çertifikata dezinfektimi kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv në sektorin privat”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Berat- Finalizohet me sukses operacioni “Certifikata”. Pajiste subjektet tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, vihet në pranga 58-vjeçari. Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe përfitimit monetar nga kjo veprimtari, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Berat, pas një hetimi tremujor, finalizoi operacionin “Certifikata”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit: E. D. 58 vjeç, banues në Berat. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. D., me detyrë administrator i një subjekti që kryen dezinfektime, ka pajisur subjekte të ndryshme tregtare, me certifikata dezinfektimi të falsifikuara, kundrejt përfitimeve monetare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsion pasiv në sektorin privat”.
(i.d.Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Punimet për ndërtimin e thertores në Laknas ka bërë që situtata të përshkallëzohet deri në përdorimin e dhunës. Banorët janë përplasur me për...
GJIROKASTËR– Shefi i komisariatit të Gjirokastrës, Besnik Lila është pezulluar nga detyra. Lajmi është bërë me dije në mënyrë jozyrtare gjatë ditës s...
TIRANË– Ditën e sotme disa zona në Tiranë do të mbesin pa energji elektrike. Për shkak të punimeve që po kryhen për mirëmbajtjen e kabinave, tre zona...
TIRANË– Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Elbasanit në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga Policia, e...
TIRANË– Situata brenda Partisë Demokratike, akuzat e Evi Kokalarit dhe një rast arrestimi në burgun e Peqinit janë kryefjala e lajmeve këtë mëngjes. ...
PEQIN– Ish-shefi juridik Gani Shehu dhe kartelisti Lulzim Kadiu, zyrtarë në burgun e Peqinit janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë falsifikuar kartela...
SARANDË– Një turiste franceze ka mbetur e lënduar, pas përfshirjen në një aksident automobilistik. Aksidenti është shënuar mbrëmjen e djehsme në rrug...