Aktualitet

Aksident i trefishtë tek Rruga e Elbasanit, vetëm dëme materiale

1 Tetor 2021, 06:22 Nga DOSJA
Aksident i trefishtë tek Rruga e Elbasanit, vetëm dëme materiale

TIRANË– Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Elbasanit në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake të siguruara nga Policia, edhe pse tre mjete janë përplasur, nuk ka të lënduar në njerëz. Megjithatë aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në rrugët e kryeqytetit, pasi ka bllokuar një prej rrugëve kryesore lëvizëse.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:55, në Rrugën e Elbasanit, janë përfshirë në një përplasje 3 mjete, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojmë për normalizimin e trafikut.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll