Aktualitet

U torturua nga i shoqi/ E ëma e Aldi Ramës publikon foton e të birit, “lumë” ngushëllimesh: Zoti i gjykoftë at

1 Tetor 2021, 05:54 Nga DOSJA
U torturua nga i shoqi/ E ëma e Aldi Ramës publikon foton e të

DURRëS– Mamaja e Aldi Ramës, 21-vjeçarit që vrau nënkomisarin e Krimeve, Saimir Hoxha dhe më pas qëlloi edhe mbi veten, pret ngushëllime nga të afërmit e saj. Edhe pse dje ka përcjellë të birin në banesën e fundit, ajo duket se ka vendosur që ta kujtojë duke i postuar një foto në rrjetin social Facebook, ku kanë vërshuar komentet e ngushëllimit.

Në profilin e saj në rrjetet sociale, Valbona Kolgjini me origjinë nga Librazhdi dhe me banim në Durrës, të gjithë të afërmit nuk i kanë kursyer fjalët e mira për 21-vjeçarin. Por vëmendjen e ka marrë një koment: Zoti të dhëntë forcë, qoftë banor i xhehnetit, ëngjëll ishte, zoti i gjykoftë ata që e dënuan.

Kolgjini figuron e regjistruar me banim në Durrës bashkë me djalin që humbi, por ai jetonte pranë të afërmëve nga ana e babait në Lezhë, pasi prindërit i ishin divorcuar. Aldi ishte vetëm 9 vjeç, ndërsa vëllai i tij 11, kur Rufan Rama dhunoi të shoqen në sy të fëmijëve. Fillimisht ai i nguli një thikë në qafë, ndërsa më pas e preu me motorsharrë në parakrah, duke e detyruar që t’i nënshtrohej operacioneve të shumta kirurgjikale.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama valbona kolgjini vdes aldi rama aldi rama valbona kolgjini vdes aldi rama

Sondazh

Poll