Sport

Klubi “blaugrana” i pavendosur, i jepet edhe një shans trajnerit Koeman

30 Shtator 2021, 16:47 Nga DOSJA
Klubi “blaugrana” i pavendosur, i jepet edhe një shans

SPANJE – Ronald Koeman do të qëndrojë në krye të pankinës së skuadrës katalane të Barcelonës, të paktën deri në ndeshjen e së shtunës tjetër, në transfertën ndaj Atletico Madrid. Kjo u raportua nga disa nga faqet kryesore të gazetave sportive spanjolle, sipas të cilave, klubi nuk dëshiron të marrë “vendime të nxehta”, pas humbjes së dytë, në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve të Champions League.

Pas humbjes së djeshme kundër Benficas, trajneri holandez u shpreh se nuk e dinte nëse kishte besimin e klubit, pasi drejtuesit e klubit ishin mbledhur gjatë natës për të vendosur për fatin e tij. Pas saj, mësohet se drejtuesit e Barcelonës nuk kanë marrë ndonjë vendim, pasi do të vlerësojë, nëse kthimi i lojtarëve si Ansu Fati dhe Pedri, në ndeshjen në “Wanda Metropolitano” mund t’i japë një shtysë të re për ekipin.

Pas ndeshjes të së shtunës (Koeman ende nuk do të jetë në gjendje të ulet në stol për shkak të skualifikimit) do të ketë një pushim 15-ditor për “Final Four” të Nations League, gjatë së cilës klubi do të ketë kohë për të marrë ndonjë vendim. Për më tepër, më 17 tetor bordi i drejtorëve do të mblidhet në asamble, e konsideruar si një përparësi absolute nga klubi “blaugrana”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “wanda metropolitano” ansu fati dhe pedri drejtuesit e klubit ndaj atletico madrid ronald koeman trajneri holandez “wanda metropolitano” ansu fati dhe pedri drejtuesit e klubit ndaj atletico madrid ronald koeman trajneri holandez

Sondazh

Poll