Sport

Milan shfryn në UEFA ndaj gjyqtarit, kërkojnë pezullimin e turkut Cakir…

30 Shtator 2021, 10:23 Nga DOSJA
Milan shfryn në UEFA ndaj gjyqtarit, kërkojnë pezullimin e turkut

ITALI – AC Milan ka dërguar një ankesë në UEFA për gjyqtarin Cunyet Cakir në ndeshjen kundër Atletico Madrid, i cili me vendimet e tij, sipas kuqezinjve ndikoi edhe në rezultatin e saj.

Gjyqtari fillimisht ndëshkoi futbollistin Kessie me karton të kuq në minutën e 28-të dhe në fund të ndeshjes, u dhuroi një penallti të dyshimtë Atletico Madrid, me anë të cilës spanjollët shënojnë dhe fitojnë ndeshjen 2-1, shprehen milanistët.

Sipas “La Gazzetta dello Sport” gjyqtari turk, në rast se vërtetohet nga komisionet teknike të UEFA-s se ka bërë shkelje mund të pezullohet edhe nga gjykimi. Jashtë përgjegjësisë, kuqezinjtë nuk lënë edhe gjyqtarin e VAR-it, Bitigen.

Nëse një njeri objektivisht i qetë si Stefano Pioli ka vendosur të thotë fjalën e tij kundër një gjyqtari, kjo do të thotë që kufiri është tejkaluar përfundimisht dhe se në Milanello padrejtësia e pësuar është e madhe.

Ata janë të ndërgjegjshëm se ndëshkimi i gjyqtarit turk Cunyet Cakir nuk i kthen pikët Milanit, i cili pas dy ndeshjesh ka zero pike, por gjithsesi qetëson klimën e tensionuar në kampin kuqezi.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “la gazzetta dello sport” ankesë në uefa atletico madrid gjyqtarin cunyet cakir stefano pioli “la gazzetta dello sport” ankesë në uefa atletico madrid gjyqtarin cunyet cakir stefano pioli

Sondazh

Poll

Sport 30 Shtator 2021, 08:33

Ronaldo: “Na ndihmoi fati ndaj Villareal-it”

ANGLI – Fitorja e mbërmjes së djeshme e Manchester United u konsiderua disi me fat nga trajneri Oleguar Solskjaer, por të njëjtin mendim ndan edhe ylli i ...

Sport 29 Shtator 2021, 22:12

MILANO-Mbrëmë, në Milano, gjatë ndeshjes Milan-Atletico Madrid, dy tifozë italianë u raportuan se kishin sulmuar stjuardët, pasi këta të fundit tentuan t’i larg...