Sport

Luis Enrique: “Italia tani është “Top”, por herët a vonë do të humbasë”

30 Shtator 2021, 16:02 Nga DOSJA
Luis Enrique: “Italia tani është “Top”, por

SPANJE – Luis Enrique tani po mendon për sfidën me Italinë në gjysmëfinalen e “Final Four” të Nations League në fillim të tetorit. Një sfidë, që Spanja e pret si një revansh i gjysmëfinales së “Euro 2020” të fituar nga “azzurrët” me penallti. “Italia? Ata janë në krye, fituan Kampionatin Europian me meritë, kanë zgjatur brezin e ndeshjeve pa humbje. Por, siç thotë psikologu ynë, dita që ata do të humbasin është afër…”,- ka thenë trajneri i “Furive të Kuqe”.

“Në Kampionatin Europian mund t’i kishim mundur, por nuk ishim në gjendje. Ata janë një ekip i nivelit shumë të lartë, me një filozofi të ngjashme të lojës me tonën. Shpresoj të shohim përsëri një lojë spektakolare”,- shtoi ai para se të ngarkonte ambientin: “Dua të fitoj të gjitha ndeshjet, edhe lojtarët këtë duan. Në nëntor 2022 do të jenë finalet e Kupën e Botës në Katar dhe motivimi ynë është shumë i lartë. Qëllimi është të jemi kampionë.”

Hipoteza e një Kupe Bote çdo dy vjet? “Unë jam shumë i lumtur, por ne duhet të unifikojmë kalendarin dhe nëse nuk e bëjmë, lojtari do të vuajë, do të ketë dëmtime … Në rregull, këto janë mundësi tërheqëse për spektatorin, “për të rinjtë dhe për botën në përgjithësi, por është e qartë, por diçka duhet zvogëluar”,- komentoi Luis Enrique.

Në mesin e atyre që janë thirruar për “Final Four” të Nations League, është edhe 17-vjeçari, Gavi, i Barcelonës: “Unë e njoh prej shumë kohësh, nuk kam dyshime për performancën e tij dhe mungesat, më japin avantazhin për të qenë në gjendje për të pare edhe lojtarë të tjerë. Ai ka shumë për të përmirësuar padyshim, por unë dua ta shoh atë në kontekstin e ekipit kombëtar, me gjërat që i kërkojmë. Nga sa kam parë deri më tani, ai do të jetë në lartësinë e detyrës.”

Po sikur Barcelona të më thërriste për të zëvendësuar Koeman? “Unë nuk mendoj se ata e kanë numrin tim të telefonit… Unë jam këtu dhe kam rinovuar kontratën time, kam një zakon të mbaj fjalën time. Unë do të qëndroj këtu deri në afatin e fundit, me siguri”,- sqaroi Luis Enrique.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “final four” të nations league barcelona euro 2020 italia koeman luis enrique trajneri i “furive të kuqe” “final four” të nations league barcelona euro 2020 italia koeman luis enrique trajneri i “furive të kuqe”

Sondazh

Poll