Sport

Interi vendos rekord negativ, 245 milionë euro humbje

30 Shtator 2021, 14:17 Nga DOSJA
Interi vendos rekord negativ, 245 milionë euro humbje

ITALI – Bordi i Drejtorëve të Interit mblidhen për miratimin e pasqyrave financiare të sezonit të kaluar dhe numrat e publikuara janë një rekord negativ për futbollin italian. “Në një kontekst të jashtëzakonshëm të karakterizuar nga efektet e pandemisë Covid-19, Bordi i Drejtues miratoi pasqyrat financiare të konsoliduara për vitin që përfundoi më 30 qershor 2021 me të ardhura prej 364.7 milionë euro dhe një humbje prej 245.6 milionë euro”, shkruante njoftimi për shtyp.

Pasqyrat financiare do të paraqiten për miratim nga Mbledhja e Aksionarëve, e cila do të mblidhet deri në fund të tetorit. Sidoqoftë, Interi tashmë ka filluar një “politikë ribalancimi” e cila do të lejojë “të zvogëlojë ndjeshëm humbjet për sezonin 2021/2022”.

“Viti financiar 2020/2021 u ndikua ndjeshëm, për të gjithë kohëzgjatjen e tij, nga pasojat në kontekstin socio-ekonomik, në vendin tonë dhe globalisht, të pandemisë Covid-19 dhe masat e nevojshme për të siguruar shëndetin publik dhe aktivitetet prodhuese. Në këtë kontekst, të ardhurat e konsoliduara arritën në 364.7 milion €.
Viti regjistroi një humbje prej 245.6 milionë €, kryesisht për shkak të eliminimit të të ardhurave që vjen si rrjedhojë nga mbyllja e stadiumeve (duke qenë se krahasohet me vitin 2020 kur u mbyllën në ditët e para të marsit), reduktimet kontraktuale të sponsorëve për shkak të pamundësisë së sigurimit të përfitimeve nga Kompania dhe likuidimit të marrëdhënieve sportive “.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 30 Shtator 2021, 08:33

Ronaldo: “Na ndihmoi fati ndaj Villareal-it”

ANGLI – Fitorja e mbërmjes së djeshme e Manchester United u konsiderua disi me fat nga trajneri Oleguar Solskjaer, por të njëjtin mendim ndan edhe ylli i ...