Sport

Kriza e karburantit në Angli/ Mes shiut dhe i lodhur, shoferi i Ronaldos pret 7 orë për të furnizuar Bentley-n e portugezit

30 Shtator 2021, 11:47 Nga DOSJA
Kriza e karburantit në Angli/ Mes shiut dhe i lodhur, shoferi i Ronaldos

ANGLI-Kriza e karburantit në Angli prek edhe Cristiano Ronaldo. Shoferi i tij priti rreth 7 orë në pikën e benzinatës të Shell për të qenë në gjendje të furnizonte me karburant Bentley-in e ri të kampionit portugez.Supermakina u pa në radhë, disa kilometra larg shtëpisë së lojtarit të Manchester United. Pranë Bentley ishte një Range Rover, i drejtuar nga një anëtar tjetër i stafit të sigurisë të portugezit.

Shoferët u ndalën në 2:20 pasdite, me shpresën se një cisternë do të mbërrinte në stacionin e karburantit. Por pas gjashtë orësh dhe 40 minutash pritje të panevojshme, ata braktisën misionin e tyre dhe u larguan.Pothuajse 7 orë pritje në shi, të ngushëlluar vetëm nga një kafe. Një burim tha për “Sun” se shoferët ishin shumë të lodhur, por nuk është e vështirë të imagjinohet: “Edhe me të gjitha paratë e Ronaldos, ai është në të njëjtën varkë si të gjithë ne.

Sigurimi i tij priste me orë të tëra, natyrisht, duke shpresuar që përfundimisht të vinte një cisternë, por ata u detyruan të largoheshin. Të dy burrat dukeshin aq të lodhur duke pritur në shi.”Edhe nëse një cisternë mund të kishte mbërritur, shoferi mund kishte marrë një maksimum prej 30 paund benzinë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united ronaldo manchester united ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 30 Shtator 2021, 08:33

Ronaldo: “Na ndihmoi fati ndaj Villareal-it”

ANGLI – Fitorja e mbërmjes së djeshme e Manchester United u konsiderua disi me fat nga trajneri Oleguar Solskjaer, por të njëjtin mendim ndan edhe ylli i ...

Sport 29 Shtator 2021, 22:12

MILANO-Mbrëmë, në Milano, gjatë ndeshjes Milan-Atletico Madrid, dy tifozë italianë u raportuan se kishin sulmuar stjuardët, pasi këta të fundit tentuan t’i larg...