Sport

VIDEO / Rikthehet derbi “i vogël” i kryeqytetit: Dinamo-Partizani, pas 12 vitesh në Superiore

30 Shtator 2021, 14:41 Nga DOSJA
VIDEO / Rikthehet derbi “i vogël” i kryeqytetit:

TIRANE – Duke nisur nga nesër, do të nisin ndeshjet e javës së katërt të Kampionatit të 83-të të Abissnet Superiores. Kjo fundjavë do të rikthejë të munguarin prej shumë vitesh, të ashtuquajturin derbi “i vogël” i kryeqytetit, Dinamo-Partizani.

“Blutë” dhe “të kuqtë” e kryeqytetit, dy emrat të mëdhenj dhe rivalë të hershëm në futbollin shqiptar, do të përballen midis tyre të premten, në orën 19:45, në “Elbasan Arena”, ndërkohë që për herë të fundit në Superiore, janë përplasur në vitin 2009.

Gjithsesi, sot në vitin 2021 janë po ato, dy klube që e fillojnë kampionatin me pretendime të larta. Trajneri Ilir Daja, i njohur si dinamovit, sot në krye të Partizanit kërkon sigurisht më të mirën për ekipin e tij, edhe për faktin  se të kuqtë, në tri javët e mëparshme kanë vetëm 2 pikë.

Në krahun tjetër, Dinamo, që drejtohet nga Bledi Shkëmbi, në këto tri javë të para të Abissnet Superiores, ka arritur një fitore dhe dy barazime. Në prag të derbit ai nuk fsheh synimit se do të kërkojnë fitoren e ndeshjes, që ka edhe vlera morale përveç 3 pikëve.

Ndërkohë, po në kuadër të javës së katërt të kampionatit Abissnet Superiore, të shtunën do të luhet Egnatia-Kastrioti në orën 13:45 dhe Skënderbeu-Vllaznia në orën 16:45. Java do të mbyllet të dielën me ndeshjet Tirana-Laçi në orën 13:45, Kukësi-Teuta në orën 16:45.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bledi shkembi dinamo janë përplasur në vitin 2009 në “elbasan arena” në orën 19:45 partizanit trajneri ilir daja bledi shkembi dinamo janë përplasur në vitin 2009 në “elbasan arena” në orën 19:45 partizanit trajneri ilir daja

Sondazh

Poll

Sport 30 Shtator 2021, 08:33

Ronaldo: “Na ndihmoi fati ndaj Villareal-it”

ANGLI – Fitorja e mbërmjes së djeshme e Manchester United u konsiderua disi me fat nga trajneri Oleguar Solskjaer, por të njëjtin mendim ndan edhe ylli i ...

Sport 29 Shtator 2021, 22:12

MILANO-Mbrëmë, në Milano, gjatë ndeshjes Milan-Atletico Madrid, dy tifozë italianë u raportuan se kishin sulmuar stjuardët, pasi këta të fundit tentuan t’i larg...