Sport

Luis Figo: “Sherif Tiraspol është bukuria e futbollit”

30 Shtator 2021, 15:11 Nga DOSJA
Luis Figo: “Sherif Tiraspol është bukuria e futbollit”

ITALI – Luis Figo, një nga ish-lojtarët e Interit, Real Madridit apo Barcelonës dha një intervistë në kanalin zyrtar Uefa duke folur për Sherif Tiraspol, kundërshtarin e ardhshëm të Zikaltërve në Ligën e Kampionëve.

“Eshtë një garë që i lejon të gjithëve ta luajnë atë për merita sportive. Duhet të jetë kështu, kjo është gjëja më interesante e futbollit. Bukuria e futbollit dëshmon se ekipet e vogla në teori mund të fitojnë dhe të mposhtin favoritët. Ky është futbolli dhe është meritë sportive për të cilën mund të luani në këto gara të mëdha dhe të keni mundësinë të mposhtni ekipet më të mëdha dhe të kualifikoheni në raundet e ardhshme.  Eshtë fantastike “.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll