Sport

Zyrtare, Zlatan Ibrahimovic nuk do t’i përgjigjet thirrjes së Suedisë…

30 Shtator 2021, 15:06 Nga DOSJA
Zyrtare, Zlatan Ibrahimovic nuk do t’i përgjigjet thirrjes së

SUEDI – Ditët e fundit, vendimi i trajnerit suedez Janne Andersson, për të thirrur Zlatan Ibrahimovic për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kosovës dhe Greqisë, ishte diskutuar shumë.

Kjo, edhe për faktin se sulmuesi i Milanit ka qenë në “infermieri” praktikisht që nga fillimi i sezonit (deri tani vetëm pak minuta në fushë). Por sot ka një lajm të mirë për tifozët kuqezinj: Ibra nuk do të largohet nga Italia.

Në fakt, në orët e fundit pati një konfrontim midis stafit mjekësor të Suedisë dhe atij të Milanit, për të vlerësuar më mirë kushtet aktuale të Ibrës dhe u vendos që ai të mos largohej nga Milanello, pavarësisht thirrjes së ekipit të tij kombëtar.

Zlatan, i cili tashmë ka humbur “Euro 2020” për një ndërhyrje kirurgjikale në gju, do të ishte i lumtur të kthehej në ekipin kombëtar, por ai aktualisht nuk është më në gjendje të përballojë ritme të caktuara.

Ka një sezon të gjatë dhe kërkues përpara, kjo është arsyeja pse Milani e këshilloi Ibran të qëndrojë në Milano për të marrë trajtim dhe stafi mjekësor skandinav vendosi të heqë dorë nga thirrja e tij, të paktën për këtë ndalesë.

Pioli e pret sulmuesin suedez në fushë pas ndërprejes së kombëtareve për ndeshjen në “San Siro” kundër Veronës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 kundër kosovës dhe greqisë ndeshjet kualifikuese të kupës së botës sulmuesi i milanit trajnerit suedez janne andersson zlatan ibrahimovic euro 2020 kundër kosovës dhe greqisë ndeshjet kualifikuese të kupës së botës sulmuesi i milanit trajnerit suedez janne andersson zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll