Aktualitet

400 mln lekë zhvatje! Lihet në burg infermierja që merrte kredi në emër të pacientëve, lirohet bashkëpunëtorja

30 Shtator 2021, 15:02 Nga DOSJA
400 mln lekë zhvatje! Lihet në burg infermierja që merrte kredi

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg infermieren e spitalit psikiatrit, Elisabeta Bardhollarin, e cila në bashkëpunim me një shitëse merrte kredi duke përdorur kartat e identitetit të pacientëve të shtruar në spital.

Ndërsa bashkëpunëtorja Orjada Hoxha është lënë në masën “arrest shtëpie”. Të dyja u vunë ë pranga dy ditë më parë. Bardhollari shfrytëzonte punën e saj si infermiere për të marrë kredi në emër të pacientëve për të cilët kujdesej.

Në bashkëpunim me Hoxhën, përdorte një institucion finaciar për të tërhequr para përmes aplikimeve online duke përdorur mjetet e identifikimit pa dijeninë e pacientëve. Për një periudhë të gjatë kohore, të dyja përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta bardhollari orjada hoxha elisabeta bardhollari orjada hoxha

Sondazh

Poll