Aktualitet

“Më hoqi gruan padrejtësisht nga puna si mësuese”/ Drejtori i Zyrës Arsimore Bulqizë merret peng për tre orë,

30 Shtator 2021, 14:58 Nga DOSJA
“Më hoqi gruan padrejtësisht nga puna si mësuese”/

BULQIZË – Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi, Aleksandër Murra, banor i Shupenzës. Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Fushë Bulqizë-Peshkopi, teksa Murra e ka mbajtur Kërkutin për afro tri orë në mjetin e tij. Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë largimi nga puna i bashkëshortes së Murrës.

Ky i fundit e ka konsideruar të padrejtë vendimin e drejtorit të ZVA-së Bulqizë dhe i ka kërkuar më forcë rikthimin në punë të bashkëshortes.

Një zyrtar i Komisariatit tha se sapo Kërkuti ka dalë nga automjeti i 29-vjeçarit, ka shkuar pranë Komisariatit të Policisë së Bulqizës, duke bërë denoncimin dhe duke kërkuar mbrojtje nga shteti.

Drejtori pretendon se mbajtja peng, kërcënimet dhe presionet janë të papranueshme dhe vendimi i marrë nga ana e tij është komfor ligjit.”

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi Aleksanër Murra, 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi Kujtim Kërkuti, 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës”, thanë burime pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë.

Mësohet se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.

Drejtori i Arsimit Bulqizë, Kujtim Kërkuti, nuk ka pranuar të prononcohet për mediat dhe është larguar drejt Tiranës për të shmangur ndonjë ngjarje tjetër.

Marrë nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër murra kujtim kerkuti lajm nga panorama aleksandër murra kujtim kerkuti lajm nga panorama

Sondazh

Poll