Aktualitet

Gjykata e Korçës mbetet me 4 gjyqtarë/ Dhoma e Avokatisë: KLGJ të plotësojë sa më parë vendet vakante

30 Shtator 2021, 12:37 Nga DOSJA
Gjykata e Korçës mbetet me 4 gjyqtarë/ Dhoma e Avokatisë:

KORÇË– Gjykata e Korçës ka mbetur me vetëm 4 gjyqtarë pasi janë larguar për shkaqe të ndryshme. Zyra e avokatisë së Korçës doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat duke iu drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për të kryer sa më parë plotësimin e vendeve boshe. Avokati Arben Lena është shprehur para gazetarëve se gjyqtarët janë në gjendje kolapsi pasi secili prej tyre ka nga 200 dosje për shqyrtim dhe e ka të pamundur që ti lexojë dhe të japë vendime të sakta.

DEKLARATA e avokatit Arben Lena:

Kemi pasur një gjëndje kolapsi në gjykatën e apelit ku për hir të së vërtetës duhet të themi që në gjykatën e apelit janë komanduar gjykatës së shkallës së parë e cila dihet shumë mirë nga njerzit që punojnë në sistemin e drejtësisë që nk është e ligjshme pasi gjykatësit e shkallës së parë nk mund të gjykojnë në gjykatat e apelit dhe në këto gjykata mund të komandohen njerëz që janë në të njëjtin nivel por megjithatë është një zgjidhje e pranueshme sepse nëse nuk do komandoheshin edhe këta shkpnte në kolaps të plotë. Jemi në gjykatën e shkallës së parë, kjo gjykatë duhet të ketë 14 gjyqëtarë dhe ditën e sotme ka 4 gjyqëtarë plus dhe kryetarin e Gjykatës që punon me gjysëm ngarkese pra jemi në një gjëndje që gradualisht po shkon në një kolaps.

Kjo ka sjellë si rezultat ngarkimin e Gjykatësve me shumë dosje. Është mëse në normale që një gjykatës që ka 200 dosje është e pamundur që ti lexojë ato dhe ndodhemi në kushte që shpesh edhe gjykatësi të japë vendime që nuk janë të sakta, por problemi është edhe në zgjatjen e afatit të gjykimit, në mospasjen e një procesi të drejtë sepse të kesh 200 dosje është e pamundur jo më ti lexosh dhe të kuptosh thelbin e dosjeve por as ti mbash mend fabulat e gjykimit.

Për këtë arsye ne si Dhomë e Avokatisë Korçë i bëjmë thirje organeve ligjzbatuese të gjejnë mënyrën për plotësimin sa më parë të vendeve vakante,nuk diskutohet që mjetet ligjore egzistojnë dhe ka edhe praktika dhe të mos lihet në një proces që po agravohet gjithnjë edhe më shumë.

Në këtë Gjykatë në muajin korrik ishin 7 gjykatës,tani kemi vetëm 4 për arsye nga më të ndryshmet por nëse do vazhdohet me këto ritme atëherë të gjithë e dinë shumë mirë që gjëndja është skandaloze qoftë për të marrë drejtësi,qoftë për tu drejtuar gjykatës,respektimi i afateve e pavarsisht se përmendet shpesh slogani “Drejtësi e mohuar drejtësi e vonuar”,unë mendoj që nuk jemi në ato kushte që pretendojmë thjesht për drejtësi të vonuar por në kushtet që nuk pretendojmë fare për drejtësi,z gjidhjet egzistojnë, vetëm mungon vullneti për të plotësuar Gjykatat.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben lena gjykata e apelit ne korce arben lena gjykata e apelit ne korce

Sondazh

Poll