Aktualitet

U kapën 6 ton kanabis me vlerë 55 mln euro, SPAK çon në GJKKO dosjen për 9 persona, vijon hetimi për 28 të tjerë

30 Shtator 2021, 12:40 Nga DOSJA
U kapën 6 ton kanabis me vlerë 55 mln euro, SPAK çon në

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka përfunduar hetimet për 9 të akuzuar, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar droge, të prangosur gjatë operacionit ‘Kulmi’ dhe ‘Shefi’. Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka vendosur që të dërgojë dosjen për gjykim në GJKKO. Aktualisht në burg për dy operacionet janë: Julian Bejdollari, 43 vjeç; Aurel Kalari, 53 vjeç; Ilirjan Zaimi, 51 vjeç; Mariglen Duçellari, 65 vjeç; Kleo Bregu, 55 vjeç; Rexhino Muçaj, 25 vjeç; Alban Koshi, 53 vjeç, të gjithë banues në Vlorë. Ndërkohë që në kërkim është ende 47-vjeçari Robert Myftari. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë,  nr.36/1, të vitit 2019, në ngarkim tëtëpandehurveI. D., A.K., K.(P.)B., O.D., J.B., R.M., R.M (tjetër shtetas ky), A.K., M.D, akuzuar se kanë kryer veprat penale“Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”;“Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë; “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penaltë Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë hetimitjanë dokumentuar disa episode trafikimi të lëndës narkotike të sekuestruar në Shqipëri dhe Itali, në një sasi prej 6(gjashtë) ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, marijuanë, kokainë, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash nga shpërndarja me pakicë. Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë rreth 5(pesë) milion Euro. Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për 28 persona të tjerë të arrestuar, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Hetimet për grupin ka nisur 6 vite më parë, pasi skema u zbërthye nga dy të penduari që treguan para prokurorëve se si koka e grupit, shqiptari nga Vlora, jepte udhëzimet dhe ndante paratë për “punën” që bënin. Në fund të operacioneve, u arrestuan 37 persona, u arrestuan 27 shqiptarë dhe 10 shtetas italianë. Droga nisej nga Shqipëria me gomone drejt Italisë dhe më pas shpërndahej atje.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ilirjan duçellari (zaimi) ilirjan zaimi operacioni shpirti spak ilirjan duçellari (zaimi) ilirjan zaimi operacioni shpirti spak

Sondazh

Poll