Aktualitet

Shpërndante kokainë dhe kanabis, arrestohet 42-vjeçari në Sarandë

30 Shtator 2021, 10:40 Nga DOSJA
Shpërndante kokainë dhe kanabis, arrestohet 42-vjeçari në

SARANDË– Polica e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar, i cili posedonte dhe shpërndante kokainë dhe kanabis. Personi me iniciale K.K. alias D.K., banues në Ksamil, kishte precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Ai u kap në flagrancë nga polica duke shpërndarë lëndët narkotike të ndara në doza. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë një 42-vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, i cili posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe 1 motomjet. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin: K. K. alias D. K., 42 vjeç, banues në ne Ksamil, Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike kokainë dhe kanabis në zonën e Ksamilit. Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një pjesë e saj e ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe 1 motomjet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrest per shperndarje droge arrest per shperndarje droge

Sondazh

Poll