Aktualitet

EMRI/ Ra nga lartësia teksa punonte, ndërron jetë elektriçisti në Kavajë

30 Shtator 2021, 14:34 Nga DOSJA
EMRI/ Ra nga lartësia teksa punonte, ndërron jetë

KAVAJË– Sadi Qahajaji rreth 61 vjeç, elektricist pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë ka humbur jetën ditën e sotme. Ngjarja e rëndë është resgjistruar rreth orës 15:30 në fshatin Gosë në qytetin e Kavajës.

Elektriçisti ka ndëhyrë për të rregulluar një defekt por ka rënë nga lartësia e vendit ku po punonte. Për pasojë, Qahajaji ka rënë në tokë ku është gjetur nga të afërmit e tij. Ai është dërguar në  Spitalin e Durrësit për ndihmën e shpejtë, por nuk ka mundur që të mbijetojë.

Njoftimi i policisë Kavajë: Më datë 30.09.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Gosë, Rrogozhinë, dyshohet se duke punuar është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën elektriçisti shtetasi S. Q., 62 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete elektricisti ne kavaje sadi qahajaji nderron jete elektricisti ne kavaje sadi qahajaji

Sondazh

Poll