Aktualitet

VIDEO- Vazhdon krimi mjedisor i firmës së ndërtimit “Kontakt” në Mjull Bathore, banorët: Policia na ka braktisur

30 Shtator 2021, 14:38 Nga DOSJA
VIDEO- Vazhdon krimi mjedisor i firmës së ndërtimit

TIRANË– Firma e ndërtimit “Kontakt” në pronësi të ndërtuesit Fatmir Bektashi vijon të thellojë skandalin e krimit mjedisor në periferi të Tiranës, në zonën e quajtur Mjull Bathore. Nga pamjet e publikuara nga JOQ shihet se jo vetëm gjatë natës, por edhe gjatë ditës qindra ton dherash shkarkohen në këtë zonë nga makinat e rënda që janë kthyer në autokolonë.

Megjithëse kemi marrë në telefon disa herë policinë për të parë se çfarë po ndodh, ata nuk vijnë duke na braktisur të parët,”- thotë një zotëri i moshuar, por siç duket ky krim mjedisor ka edhe mbështetjen e shtetit .

Dosja.al publikoi pamje të tjera nga ky skandal mjedisor një ditë më parë, të dërguara nga vetë banorët e zonës që janë të detyruar të ‘mbyllin gojën’ përpara një masakre të tillë.

Fatmir Bektashi ndërtues që ushtron aktivitetin e tij në Tiranë është duke ngritur kompleksin “Mangalem” në zonën e Ali Demit. Pasi nxjerr dheun nga themelet mbush makinat e tonazhit të rëndë dhe i dërgon ato përgjatë rrugës së senatoriumit, duke përfunduar në Mjull Bathore.

Kush do ta ndalojë?

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet firma kontakt kontakt firma kontakt kontakt

Sondazh

Poll