“Thertorja” nxjerr sërish në rrugë banorët e Laknasit, përplasen me punonjësit, punimet ndërpriten: Prisni gj
30 Shtator 2021, 11:52Nga DOSJA
TIRANË– Punimet për ndërtimin e një thertoreje në fshatin e Laknasit, janë ndërprerë, deri më 20 tetor, ditë kur do të zhvillohet dhe seanca gjyqësore. Ditën e sotme pasi edhe përplasje mes banorëve dhe punonjësve të kompanisë së ndërtimit. Por kësaj here në krah të banorëve kanë dalë edhe inspektorët e IMT-së (Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit). Ndryshe nga këta të fundit, efektivët e Policisë edhe pse kanë dëshmuar përplasjen mes palëve kanë vendosur që të mos ndërhyjë. Banorët e zonës kanë kërkuar largimin e punonjëve nga zona, duke kërkuar që të presin deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës që do të jepet më 20 tetor dhe kështu është bërë. Punimet janë ndërprerë deri më 20 tetor, ditë kur do të jetë dhe gjyqi.
“Në territorin tonë ti nuk futesh dot. Ti je shit për dy lekë, je dhe burrë i vjetër. Mos e zër Sazan Gurin me gojë, se nuk e ke gjë ti. Ore jeni bira nënash. Pse nuk prisni gjakun e gjyqit? IKMT është prezent dhe thotë kap, ti thua nuk kap. Kujt ti besoj unë?,”-u janë drejtuar banorët punonjësve do të ndërtojnë thertoren. Ndërkohë thonë se kanë marrë edhe kërcënime.
“Jemi kërcënuar me jetë që dje nga përfaqësuesit e Dacit. Policia të bëjë detyrën. Pa vendim gjykate këtu ta harrojnë se bëjnë ndërtim. Ne mbetëm në rrugë, se kuptojmë kemi shtëpi apo jo. Të vijë Rakip Suli këtu dhe Edi Rama. Këtu do të rrimë deri kur të vdesë dhe njeriu i fundit.”
4 prej banorëve janë kallëzuar në polici për dhunim të punëtorëve të firmës gjatë përplasjes së një ditë më parë.
Çfarë ka ndodhur deri më tani në Laknas?
(k.m.dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha në një prononcim për “ABC Live” ka deklaruar se nuk ka asnjë gjasë që Aldi Rama, i riu që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha...
TIRANË– Gazetari investigative Artan Hoxha publikoi një video të momentit kur i vendosin lëndë plasëse shtëpisë së një shefi të Stacionit të Policisë...
TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e nderimit të Dëshmorit të Atdheut, nënkomisarit të vrarë Saimir Hoxha. Në një ditë me shi, kryeminis...