Aktualitet

Kërkoi heqjen e pezullimit nga puna, Gjykata e Apelit i rrëzon kërkesën mjekut Edvin Prifti

30 Shtator 2021, 12:34 Nga DOSJA
Kërkoi heqjen e pezullimit nga puna, Gjykata e Apelit i rrëzon

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën për heqjen e pezullimit nga detyra të kardiologut, Edvin Prifti. Ai kërkoi kthimin për të vazhduar profesionin e tij mirëpo kërkesa iu refuzua ditën e sotme.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më herët ka vendosur sekuestro mbi llogaritë bankare të mjekut Prifti. Sipas SPAK ekziston dyshimi që shumat e parave të depozituara në bankë, nga ana e mjekut janë produkte të veprës penale. SPAK e akuzon mjekun Edvin Prifti për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Kardiokirurgu Edvin Prifti është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në ‘rrjetën’ e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, operacion gjatë të cilit u vu në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës së saj dhe për para që do t’i jepte Priftit. Për këtë arsye, mjeku u pezullua fillimisht nga detyra dhe më pas u vu në pranga. Gjetja e më shumë se gjysmë milioni euro në shtëpi e zyrë, kqyrja e telefonit dhe e laptopit i bëri prokurorët e SPAK që të zgjeronin hetimet dhe të ngrinin dyshimet për përfshirjen e mjekut në të tjera veprimtari të dyshimta.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edvin prifti edvin prifti

Sondazh

Poll