Aktualitet

Jeta dramatike e Aldi Ramës, Artan Hoxha: Kur ishte 9 vjeç pa të atin që kërcënoni nënën me motorsharrë

30 Shtator 2021, 12:47 Nga DOSJA
Jeta dramatike e Aldi Ramës, Artan Hoxha: Kur ishte 9 vjeç pa

TIRANË– 21-vjeçari Aldi Rama, i cili vrau efektivin Saimir Hoxha me më pas i tërhoqi këmbëzën vetes është përcjellë sot për në banesën e fundit. Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë me dije se i riu ishte rritur në një familje të dhunshme. Aldi dhe vëllai tij, siç edhe deklaroi Hoxha në “Abc”, kanë qenë prezent kur babai i tyre u kishte kërcënuar të ëmën me motorsharrë.

Sipas Hoxhës, ajo ka vendosur që të ndahej duke e humbur edhe kujdestarinë për fëmijët e saj.

“Kjo është një gjë e cila do të na shqetësojë për ta trajtuar edhe në vijim. Vetë portreti i të ndjerit është i tillë. Një fëmijë i rritur në një situatë jo normale familjare. Ishte një njeri që ka përjetuar një traumë në moshën e adoleshencës së hershme dhe u reflektua në një situatë që ndodhemi tani. Drama që kanë patur prindërit e tij dhe mënyra si janë rritur. E ëma ka humbur kontrollin mbi fëmijët sepse nuk është lejuar ti ketë. I ati ka dhunuar në prezencë të tyre, kur Aldi ishte vetëm 9 vjeç dhe vëllai 11, të ëmën me motorrsharrë, nga ai moment e mbrapa është prishur kjo familje. Sigurisht në një situatë të tillë. Momentin e  parë që ka ndodhur ngjarja kam kërkuar nëpër skendarë ku jetonte ky personazh. Më rezultonte që ky personazh jetonte në Durrës, ndërkohë duke kërkuar më vonë doli te gjyshi në Lezhë, pastaj në Librazhd. Dhe policia kishte paqartësi ku e kishte adresën fikse. Po kërkohej adresa se po kërkoheshin familjarët që ta telefononin. U vu në vështirësi edhe policia sepse nuk po gjenin pikë kontakti që ti thonin dorëzohu,”-u shpreh gazetari.  

Aldi Rama, autori 21-vjeçar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm në spitalin e Traumës në Tiranë. I riu u soll me urgjencë nga spitali i Lezhës, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagës me armë zjarri që kishte marrë në zonën e fytit. Ai ekzekutoi me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha. Rama ishte me precedent të mëparshëm penal, kishte përfunduar në burg që në moshën 18-vjeçare dhe ishte prangosur sërish pas 2 vitesh. Njëherë për vjedhje dhe dhunë ndaj të dashurësh, e njëherë tjetër për mbajtje pa leje e armëve të ftohta. I riu, i cili duhet të ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa nënkomisari Hoxha është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, duke iu shtuar listës së efektivëve të rënë në krye të detyrës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama artan hoxha vdes aldi rama aldi rama artan hoxha vdes aldi rama

Sondazh

Poll