Aktualitet

Zbardhet VENDIMI! Duhet të ishte në “arrest shtëpie”, si e liroi gjykata Aldi Ramën (HISTORIA me të dashurën)

30 Shtator 2021, 12:22 Nga DOSJA
Zbardhet VENDIMI! Duhet të ishte në “arrest shtëpie”,

LEZHË– 21-vjeçari Aldi Rama duket se e kishte nisur herët përballjen e tij me drejtësinë!

3 vite më parë, asokohe vetëm 18 vjeç, por mjaftueshëm për të maturë për të vuajtur pasojat e veprimeve të tij, Rama dënohet për herë të parë. Më 29 korrik, e dashura e tij, e identifikuar si A.S., ka dënoncuar të riun për vjedhje dhe dhunë. Aldi i kishte marrë telefonin “Iphone 7” dhe për t’ja kthyer pas kërkonte 50 euro. Kur ajo ka shkuar në një parking për t’i dhënë paratë, nuk e ka marrë pas telefonin por vetëm dhunë. Aldi e kishte qëlluar dhe bashkë me dy shokë të tij, ajo ka shkuar në një banesë të pabanuar në Balldre të Lezhës.

Para Policisë ajo ka pranuar se me të riun kishin kryer marrëdhënie seksuale, duke pohuar se ishte me dëshirë, e po ashtu kishin konsumuar hashash. Pasi kishin konsumuar lëndën narkotike, pasi e kishte goditur me shuplakë dhe grushte disa herë, e ishte ndalur vetëm me ndërhyrjen e shokëve të tij.

“Më tej, e dëmtuara Alesia S. ka deklaruar se i pandehuri e ka nxitur dhe detyruar të konsumojë hashash, e ka kërcënuar se fotot e saj të ndodhura në aparatin telefonik do t’i publikonte në rrjetet sociale,”-shkruhet ndër të tjera në vendim.

Pas marrjes së denoncimit, Policia ka ushtruar kontroll në banesën e të riut, i cili banonte me gjyshin e tij, por në sobën e druve ka konstatuar qese, ku dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit kanabis. I riu u vendos në pranga dhe u dënua, me 3 vite e 4 muaj burgim por së fundmi kishte dalë nga qelia për t’u vendosur në masën e sgurisë “arrest shtëpie”.

Gjykata mban në konsideratë faktin se nuk ka qenë më parë i dënuar, në momentin e kryerjes së veprave të mësipërme penale sapo kishte mbushur moshën 18 vjeç, është rritur nga gjyshi i tij me prindër të divorcuar që në vitin 2012 dhe shprehu pendesë për veprën penale të kryer. Duke u bazuar në këto rrethana lehtësuese dhe në mungesë të rrethanave rënduese, Gjykata vlerëson së ndaj të pandehurit është e drejtë të aplikohet alternativa e dënimit me burgim e parashikuar në nenin 59 të Kodit Penal,”- arsyeton Gjykata e Lezhës, në vendimin që urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Aldi Ramës.

Edhe pse ende duhet që të ishte i mbyllur brenda 4 mureve, i riu mëngjesin e 28 shtatorit kishte dalë për të konsumuar nga një cigare me dy miqtë e tij. E kur u ndalua nga nënkomisari Saimir Hoxha nuk ngurroi që të tërhiqte këmbzën, duke e vrarë në krye të detyrës.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aldi rama vritet aldi rama aldi rama vritet aldi rama

Sondazh

Poll