Aktualitet

VIDEO- CEREMONIA/ Vendoset ylli i nënkomisarit Saimir Hoxha mes yjeve të Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit, Rama:

30 Shtator 2021, 07:17 Nga DOSJA
VIDEO- CEREMONIA/ Vendoset ylli i nënkomisarit Saimir Hoxha mes yjeve

TIRANË– Ditën e sotme është zhvilluar ceremonia e nderimit të Dëshmorit të Atdheut, nënkomisarit të vrarë Saimir Hoxha. Në një ditë me shi, kryeministri Edi Rama mblodhi në oborrin e Ministrisë së Brendshme, drejtorët vendorë të policisë së shtetit dhe familjarët e Saimir Hoxhës për të vendosur yllin në Murin e Kujtesës së Policisë së Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mblodhi mëngjesin e sotëm, para nisjes së ceremonisë 12 drejtuesit e Policisë nëpër qarqe që të ishin të pranishëm në memorialin e 224 dëshmorëve policë të rënë në krye të detyrës në Shqipëri.


Kryeministri i vendit, u shpreh para të pranishmëve se ky nuk është një moment i lehtë për të gjithë pasi vendosja e një ylli në Murin e Kujtesës është një humbje. Rama shtoi se ndihma financiare që do të marrin familjarët dhe fëmijët e Saimir Hoxhës nuk është asgjë në krahasim me humbjen e jetës mirëpo do ti qëndrojnë pranë duke i mbështetur.

Saimir Hoxha është shpallur nga qeveria ‘Dëshmor i Atdheut’, pasi u ekzektua nga 21-vjeçari Aldi Rama në Lezhë. Familja e Hoxhës do të përfitojë një pension të rregullit, ndërkohë që fëmijët e tij do të marrin çdo muaj 170% të pagës së të atit, deri në moshën 18-vjeçare. Familja do të marrë dhe një paketë ndihme prej 5 milionë lekësh të reja.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në zonën e Ishull Lezhë, ku Aldi Rama hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, e ku mbeti i vdekur në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha, babai i dy fëmijëve. Rama ishte i njohur për policinë pasi kishte përfunduar në burg pasi ishte akuzuar për vjedhje dhe posedim kanabisi, ndërkohë që ishte kallëzuar edhe nga e dashura e tij për dhunë fizike dhe përdhunim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ceremonia per saimir hoxhen vritet saimir hoxha ceremonia per saimir hoxhen vritet saimir hoxha

Sondazh

Poll