Bota

Von der Leyen vizitë në Serbi, Vuçiç: Serbia s’do të jetë pjesë e BE-së pa zgjidhur problemet me Kosovën

30 Shtator 2021, 10:55 Nga DOSJA
Von der Leyen vizitë në Serbi, Vuçiç: Serbia s’do

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur sot në një takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ku dhe e ka falenderuar për fjalët e arsyeshme dhe qëndrimin e saj mbi krizën në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij, Vuçiç pranoi se Serbia s’do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian derisa t’i zgjidhë problemet me Kosovën.

Le ta ruajmë paqen dhe të nënshkruajmë më shumë marrëveshje që do të thotë ekonomi më e mirë për të gjithë ne. Serbia nuk do të jetë anëtare e BE-së derisa t’i zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën, por ne do të luftojmë dhe zgjidhim gjërat”, – tha Vuçiç.

Ai tha se presidentja e Komisionit Evropian pati “një qasje të balancuar”, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, duke e falenderuar atë.

Unë u jam veçanërisht mirënjohës për qëndrimin tuaj mbi krizën në Kosovën veriore, me një qasje të balancuar”, tha Vuçiç.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic ursula von der leyen ne serbi aleksander vucic ursula von der leyen ne serbi

Sondazh

Poll