Sport

Rikthehet “Topi i Artë” pas një viti pushim,më 29 nëntor dorëzohet trofeu individual në Paris

29 Shtator 2021, 20:33 Nga DOSJA
Rikthehet “Topi i Artë” pas një viti pushim,më 29

PARIS-Pas një viti pa fitues, Topi i Artë 2021 do të jepet më datë 29 nëntor në Paris. Kjo u njoftua sot nga revista France Football. Më 8 tetor do të zbulohen kandidatët e këtij edicioni të 65-të për Topin e Artë për meshkuj dhe femra.Përveç Trofeut Yachine, i cili jep portierin më të mirë, dhe Trofeun Kopa, për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç.

Për Topin e Artë të meshkujve, një juri prej 180 gazetarësh ndërkombëtarë do të përcaktojë 30 kandidatët. Për trofeun në futbollin e femrave, 50 gazetarë do të zgjedhin 20 kandidatet e përshtatshme. Të 10 të nominuarit për Trofeun Yachine do të përcaktohen nga votuesit e njëjtë me Topin e Artë të meshkujve. Së fundi, 32 ish-fituesit e Topit të Artë do të dekretojnë 10 të nominuarit për Trofeun Kopa. Messi, Lewandowski dhe Jorginho janë favoritët për të fituar trofeun individual.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lewandowski messi topi i arte lewandowski messi topi i arte

Sondazh

Poll