Sport

Përqindja e lojtarëve të vaksinuar mbetet e ulët, Premier League gjen zgjidhjen, shpërblen klubet për…

29 Shtator 2021, 18:05 Nga DOSJA
Përqindja e lojtarëve të vaksinuar mbetet e ulët, Premier

ANGLI-Premier League do të “shpërblejë” ato klube që kanë arritur numrin më të madh të lojtarëve të vaksinuar në skuadër. Rasti Kante-s, i fundit që u prek nga Covid-19, ka bërë që drejtuesit e Premier League të joshin klubet me këtë iniciativë.

Ngadalësimi në procesin e vaksinimit të lojtarëve po shkakton shqetësim tek organet drejtuese të futbollit anglez. “Sipas të dhënave që kemi, vetëm shtatë klube janë plotësisht të vaksinuara, kështu që ne kemi një rrugë të gjatë për të bërë”, thuhet në njoftimin dërguar skuadrave angleze. Në fakt, duket se vetëm Leeds, ëolves dhe Brentford kanë komunikuar një nivel vaksinimi të skuadrës mbi 90%.

Edhe pse Federata e Futbollit ka prezantuar tashmë vaksinimin e detyrueshëm për lojtarët dhe stafin që nga korriku, përqindja e të “imunizuarve” mbetet shumë e ulët. “Ne po vlerësojmë nëse dhe si mund t’i” shpërblejmë më së miri ato skuadra / lojtarë që kanë zgjedhur të vaksinohen.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli premier league angli premier league

Sondazh

Poll