Sport

“Nuk bën kështu, jo me Leo-n”! “Krokodili” i Messit irriton Rio Ferdinand dhe kritikon klubin: Është

29 Shtator 2021, 17:45 Nga DOSJA
“Nuk bën kështu, jo me Leo-n”! “Krokodili” i

PARIS-Kundër Manchester City shënoi golin e tij të parë me fanellën e PSG dhe më pas në minutën e 91-të Leo Messi u shtri përtokë në pozicionin “krokodil” për të ndaluar një goditje dënimi në favor të skuadrës së Guardiolës. Një episod që shkaktoi shumë diskutime në Angli, ku i pari që ka mbetur i habitur ka qenë Rio Ferdinand, që nuk i ka ndalur komentet përçmuese për atë që e vunë argjentinasit në atë pozitë:

“Kur Mauricio Pochettino i kërkoi ta bënte atë veprim në fushën e stërvitjes, dikush duhej të kishte ndërhyrë dhe të thoshte:” Jo, jo, jo, jo, Leo Messi nuk mund t’i bëjë këto gjëra. Është mungesë respekti, nuk do ta kisha bërë. Nëse do të isha shoku i tij i skuadrës, do të isha shtrirë në vendin e tij”.

Ish-qendërmbrojtësit i është përgjigjur në mënyrë indirekte biografi zyrtar i lojtarit, i cili theksoi se ishte vetë Messi ai që mori vendimin në atë moment, duke pasur parasysh se Verratti (“krokodili” i PSG) ishte larguar nga fusha i zëvendësuar. Disa minuta më pas, në fakt, detyra i takoi Kylian Mbappe-s.

 

Verratti is the one doing that role. But he was not on the pitch. So Messi decided by himself to do it#commitment #whateverisneeded pic.twitter.com/iKfZ8WJ5xK

— Guillem Balague (@GuillemBalague) September 28, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi psg messi psg

Sondazh

Poll