Sport

“Magjia” e Champions League vazhdon, Juve pret Chelsea, Man.Utd-Villarreal

29 Shtator 2021, 09:41 Nga DOSJA

ZVICER – Luhen sot në mbrëmje ndeshjet e tjera të raundit të dytë të fazës së grupeve, ku spikat sfida e “Allianz Stadium” mes Juventusit dhe Chelseas. “Zonja e Vjetër” vjen në këtë përballje pas dy fitoreve radhazi në kampionatin italian që i ka rritur moralin.

Por skuadra e Massimiliano Allegrit nuk do të ketë në radhët e saj dy emra të rëndësishëm: Paulo Dybala dhe Alvaro Moratën, që u dëmtuan në sfidën me Sampdorian, ndërkohë që do të mungojë edhe Ramsey.

Kjo përballje me Chelsean shihet nga Juventusi si momenti më i mirë për të ndryshuar inercinë e sezonit. Sigurisht, që Chiellini e të tjerët kanë detyrën që të mos lënë hapësira Chelseas, që është përforcuar akoma më shumë në sulm me Romelu Lukakun, por edhe “blutë” e Londrës kanë telashet e tyre.

Trajneri Tuchel nuk do të ketë në dispozicion dy pika të forta të mesfushës si Mason Mount dhe N’golo Kante, ky i fundit i prekur nga Covid-19, si dhe James dhe Pulisic. Do të jetë në fushën e lojës Jorginho për të marrë në dorë frenat e repartit të mesfushës.

Një ndeshje tjetër të merr shumë vëmendje është ajo mes Villarrealit dhe Manchester United, që do të luhet në “Old Trafford”, dy skuadra që u bënë protagoniste të finales maratonë të Europa League në sezonin e kaluar.

Që nga maji i këtij viti kanë ndryshuar shumë gjërat te Manchester United, që këtë radhë ka një armë më shumë, Cristiano Ronaldon, i transferuar këtë verë në radhët e “Djajve të Kuq”.

Skuadra e Solskjaer vjen në këtë sfidë pas humbjes befasuese të pësuar dy javë më parë me Young Boys, ndërsa Villarreali nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Atalantën. Kështu që në këtë përballje fitorja është jetike për të dyja këto skuadra, pasi mund të përcaktojë jo pak në rrugëtimin e tyre në Champions League këtë sezon.

Në ndeshjet e tjera, Barcelona do të luajë në Lisbonë ndaj Benficas për të marrë fitoren e parë, ndërkohë që Bayerni po në këtë grup do të luajë ndaj Dinamos së Kyiv.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allianz stadium cristiano ronaldon juventusit dhe chelseas manchester united massimiliano allegrit trajneri tuchel villarrealit zonja e vjeter allianz stadium cristiano ronaldon juventusit dhe chelseas manchester united massimiliano allegrit trajneri tuchel villarrealit zonja e vjeter

Sondazh

Poll