Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Pessina nderon Atalantën ndaj Young Boys, Zenit poker Malmo-s

29 Shtator 2021, 19:17 Nga DOSJA
CHAMPIONS LEAGUE/ Pessina nderon Atalantën ndaj Young Boys, Zenit poker

EUROPË– Kanë përfunduar dy takimet e para të Champions League për raundin e dytë. Atalanta fiton në Grupin F përballë Young Boys që ndeshjen e parë mundi Manchester United.Skuadra e Gasperinit gjithsesi ia doli të fitonte me rezultatin minimal 1-0, me një gol të shënuar nga Pessina në pjesën e dytë.

Atalanta e dominoi ndeshjen dhe në fillim iu anulua edhe një gol i Lauper me VAR. Aktualisht bergamaskët shkojnë në kuotën e 4 pikëve.

Takimi tjetër luhej në Rusi dhe Zenit tregoi forcën kundër Malmo, duke fituar me rezultatin 4-0.Claudinho e zhbllokoi ndeshjen pa u bërë 10 minuta lojë, ndërsa pjesa e dytë më pas nisi me një gol të Kuzyayev. Në fund shënuan edhe Sutormin e ëendel, përballje kjo e vlefshme për Grupin H.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atalanta champions league atalanta champions league

Sondazh

Poll