Sport

Trajneri i Legias: “Ne shkëmbyem të dhëna me Napolin për Leicesterin”…

29 Shtator 2021, 16:46 Nga DOSJA
Trajneri i Legias: “Ne shkëmbyem të dhëna me Napolin

POLONI – Creslaw Michniewicz, trajneri i Legia Varsavës, foli në një konferencë shtypi para ndeshjes kundër Leicester në Europa League, e vlefshme për grupin “C”, ku bën pjesë edhe Napoli:

“Ne jemi të lumtur me fitoren e arritur në Moskë. Ishte shumë e rëndësishme për ne. E dinim se loja nuk do të ishte e lehtë. Ne fituam dhe ka shumë optimizëm për kualifikimin, por ne jemi gjithashtu realistë për atë që na pret në javët e ardhshme. Ne kemi një festë futbolli përpara nesh.

Nëse duam të ecim përpara në Europë ne duhet të mësojmë të luajmë kundër këtyre skuadrave. Unë i shikova të gjitha ndeshjet e Leicester dhe gjithashtu shkëmbyem informacion me Napolin dhe u dhamë atyre të dhënat e ndeshjes kundër Spartak. Lojtarët mezi e presin këtë ndeshje.

Unë do të doja të fitonim edhe 1-0. Ne gjithashtu duhet të jemi gati në rast se Leicester ndryshon stilin e lojës. Në një ndeshje si kjo, duhet të jemi në gjendje të mbrojmë veten, por edhe ta mbajmë topin dhe t’i jepim vazhdimësi lojës sulmuese”.

Në radhët e Legia Varsava luajnë edhe tre lojtarë shqiptarë, ish-futbollistët e Tiranës, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka, si dhe Lirim Kastrati i ardhur nga futbolli kroat.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport creslaw michniewicz ernest muçi europa league jurgen celhaka leicester lirim kastrati napolit trajneri i legia varsavës creslaw michniewicz ernest muçi europa league jurgen celhaka leicester lirim kastrati napolit trajneri i legia varsavës

Sondazh

Poll