Sport

“Te United duan vetëm të fitojnë”, Varane tregon pse u largua nga Reali…

29 Shtator 2021, 10:26 Nga DOSJA
“Te United duan vetëm të fitojnë”, Varane tregon pse

ANGLI – Shtylla e mbrojtjes “los blancos”, francezi Raphael Varane ishte një nga largimet e bujshme të Realit të Madridit në merkaton e kësaj vere. Pas Sergio Ramos, ky ishte i dyti lojtar që vendosi të transferuar te Manchester United, për 40 milionë euro.

Qendërmbrojtësi Raphael Varane, në një intervistë ka shpjeguar vendimin e tij përse u largua nga madrilenët. “Ka qenë një proces i gjatë, nuk ka qenë një vendim i marrë nga një ditë në tjetrën. Më është dashur të mendohem mirë. Doja të largohesha në mënyrën më të mirë nga “los blancos”.

Te Reali kam dhënë gjithçka dhe për këtë arsye kërkoja një sfidë të re, emocione të tjera, për këtë arsye zgjodha të isha pjesë e një kampionati fantastik, si Premier League. Këtu klubet, ashtu si edhe në Madrid, presin shumë nga afrimet e reja dhe presioni është maksimal. Te United duan të fitojnë gjithmonë dhe dy rezultatet e tjera si barazimi, ashtu edhe humbja konsiderohen rezultate negative”,- deklaron mbrojtësi.

Më pas Varane ka folur me superlativa për Manchester United, klubin e tij të ri duke shprehur bindjen se “Djajtë e Kuq” kanë një skuadër të forte, e cila mund të fitojë tituj në këtë sezon. “Kemi shumë kualitete në skuadër dhe këtë e vura re që në momentin e parë që mbërrita këtu. Po punojmë fort në stërvitje për t’u përmirësuar gjithnjë e më shumë.

Në skuadër kemi talente, por edhe eksperiencë. Jemi të bindur se do të bëjmë mirë. Duhet të besojmë në potencialin tonë dhe të jemi ambiciozë. Kam bindjen se mund të zhvillojmë një sezon të madh duke fituar tituj”,- shtoi në fund Raphael Varane.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “djajtë e kuq” manchester united qendërmbrojtësi raphael varane sergio ramos shtylla e mbrojtjes “los blancos” “djajtë e kuq” manchester united qendërmbrojtësi raphael varane sergio ramos shtylla e mbrojtjes “los blancos”

Sondazh

Poll