Sport

VIDEO / Pep ka të drejtë, Messi është akoma më i madhi: Magjia e yllit të PSG-së fshin shpresat Man.City

29 Shtator 2021, 05:54 Nga DOSJA
VIDEO / Pep ka të drejtë, Messi është akoma më i madhi:

FRANCE – Pep Guardiola kishte të drejtë. Frika më e keqe e shefit të Manchester City ishte nëse superylli i ri i Paris Saint-Germain do të ishte në gjendje të prodhonte ndonjë moment gjenial kur palët të takoheshin për Champions League.

Dhe kjo ndodhi. Për 70 minuta në “Parc des Princes”, ish-ylli i Barcelonës ishte mirë në paraqitjen e tij të parë europiane në shtëpi me klubin e tij të ri. Por, Messi dukej disi i humbur dhe i pakrahasuar me shokët e skuadrës, paçka se Idrissa Gueye (8’) kishte shënuar.

Messi filloi “të jetojë” në 15 minutat e mbetura, duke vrapuar me topin për herë të parë në lojë, para se të shkëmbente pasime me Kylian Mbappe dhe të shpaloste magjinë me atë goditje që përfundoi në rrjetë.

Ishte një moment shkëlqimi, akti më i spikatur i një loje argëtuese. Goli i parë i 34-vjeçarit për klubin e tij të ri, por i 121-ti në Ligën e Kampionëve dhe i 27-ti në 35 paraqitje kundër ekipeve angleze-15 më shumë se çdo lojtar tjetër.

Ishte një moment magjik i Messit (74′), që shkatërroi çdo shpresë të Manchester Cityt për të fituar një pike, pas rasteve të Raheem Sterling dhe Bernardo Silvës. Ndërkaq PSG u largua nga “Parc des Princes” duke besuar se kanë gjetur pjesën e munguar për t’i dhënë fund pritjes së tyre për fitimin e Champions League…

Tani ata janë plotësuar. Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar është një treshe sulmuese e frikshme, e mjaftueshme për një trofe të munguar kontinental…

GOL | PSG 2-0 Man City

74′ Messi ??

Anlık goller için takip @GoalHubTR pic.twitter.com/7dPWih8jzx

— Takip GoalHubTR (@gollog77) September 28, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kylian mbappe dhe neymar lionel messi manchester city paris saint germain pep guardiola psg kylian mbappe dhe neymar lionel messi manchester city paris saint germain pep guardiola psg

Sondazh

Poll