Sport

Projektohet: Italia përballë Argjentinës, Europa kundër Amerikës së Jugut

29 Shtator 2021, 05:07 Nga DOSJA
Projektohet: Italia përballë Argjentinës, Europa kundër

ZVICER – Kampionie e Europës, Italia do të përballet në një ndeshje me kampionen e Amerikës së Jugut, Argjentinën. Ideja e hedhur nga CONMEBOL pak kohë më parë, duket se është mirëpritur edhe nga UEFA.

Zyrat e shtypit, në të dy kontinentet, të konfirmojnë se është vendosur që një miqësore e tillë të luhet në muajin qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa gjasat më të mëdha janë që kjo ndeshje të njihet si “Trofeu Maradona”, në nder të legjendës argjentinase të futbollit.

Në ditët e ardhshme pritet që të përcaktohet edhe data e zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe stadiumi mikpritës, që me shumë gjasa, do të jetë “Diego Armando Maradona” i Napolit. UEFA dhe CONMEBOL shprehen se do të përpiqen që këtë ndeshje ta kthejnë në një traditë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “diego armando maradona” i napolit “trofeu maradona” argjentinën conmebol italia uefa “diego armando maradona” i napolit “trofeu maradona” argjentinën conmebol italia uefa

Sondazh

Poll