Politike

VIDEO- Vendimet e Qeverisë/ Balluku: Kemi aprovuar një sërë shpronësimesh, nisim punën për unazën e Kavajës dhe Korçë

29 Shtator 2021, 11:32 Nga DOSJA
VIDEO- Vendimet e Qeverisë/ Balluku: Kemi aprovuar një sërë

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se gjatë mbledhjes së qeverisë, janë miratuar një sërë shpronësimesh për të vijuar punët infrastrukturore në disa qytete të Shqipërisë. Punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës dhe unazën e Korçës do të vijojnë si dhe do bëhet shpronësimi i një zone, ku pritet të kalojë TAP.


Balluku: Në mbledhjen e sotme, ministria e Energjisë ka prezantuar disa vendime të cilat janë miratuar sot. Shpronësim për të vazhduar punimet në unazën lindore të qytetit të Kavajës, krijon akses të banorëve të këtij qyteti. Kemi aprovuar sot vazhdimin, shpronësimin e punimeve në rrugën e unazës së Korçës, një zonë mjaft e rëndësishme. Kjo rrugë ndërtohet jo vetëm për qëllim trafikun, por harmonizon atë dhe me pjesën tjetër të qytetit. Vendimi që kemi marrë për një pjesë që ka kaluar projekti TAP, gazsjellës që ka pasur një zhvillim të madh në ekonominë e Shqipërisë. Do luajë rol të rëndësishëm, do jetë pjesë aktive e projektit që po punojmë me kompanitë amerikane. Synimi jonë është kthimi i Vlorës në një hap të shpërndarjes së gazit amerikan.  Kemi bërë shpreonësimin e një sheshi kryesor në fshatin e Bogës, pra në veri, pjesë e Malësisë së Madhe. Një nga fshatrat me piktoresk dhe më turistik. Duke pasur parasysh se Boga ndodhet në një aks të rëndësishëm. Për sa i përket aksit Tiranë-Elbasan, na con më afër përfundimit, një projekt që ka marrë shumë kohë pëe tu realizuar, për shkak të dokumentacionit, projekti është ndryshuar disa herë. Ndërkohë, sot kemi aprovuar dhe një shpronësim për qytetin e Tiranës. Sot kemi aprovuar një shpronësim në Tiranë, godinë 6-katëshe në udhëkryeqin mes rrugës së Dibrës dhe të Barrikadave, vepër e arkitektit Maks Velo. Gjatë periudhës së tranzicionit ka pasur shtesa të paligjshme, ka pasur ndërhyrje të strukturës. Për këtë arsye, do të ketë mundësi të rehabilitohet fasada, Bashkia e Tiranës do ta kthejë këtë vepër në identitet, që ti japë mundësi qytetarëve të Tiranës që të shikojnë eprën e Maks Velos, në gjenezë të saj.

VENDIMET e Qeverisë/ Familjarët e nënkomisarit të Lezhës marrin ndihmë financare! Shqipëria marrëveshje me Spanjën për ekstradimet, 35% e popullsisë është e vaksinuar

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike belinda balluku vendimet e qeverise 29 shtator 2021 belinda balluku vendimet e qeverise 29 shtator 2021

Sondazh

Poll