Politike

VIDEO- VENDIMI i Qeverisë për tregtinë elektronike/ Ministrja Ibrahimaj: Nëse konsumatori do ketë problem, e zgjidh nëpër

29 Shtator 2021, 12:38 Nga DOSJA
VIDEO- VENDIMI i Qeverisë për tregtinë elektronike/ Ministrja

TIRANË– Ministrja e re e Financave, Delina Ibrahimaj deklaroi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se është miratuar vendimi i Komitetit të Përbashkët për marrëveshjen e tregtimit të lirë CEFTA. Me këtë marrëveshje liberalizohen të gjithë shërbimet dhe lehtësohen procedurat e tregimit online. Sipas Ibrahimajt, ky vendim i hap rrugën çeljes së një platforme e cila është në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit. E pyetur për sigurinë e konsumatorëve shqiptarë të cilët blejnë produkte në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram, ministrja u shpreh se tashmë dhe ky tregtim do të ketë kontroll të imtësishëm.


Ibrahimaj: Sot Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të Komitetit të Përbashkët për marrëveshjen e tregtimit të lirë CEFTA i cili i hap rrugën lehtësimit të procedurave për tregtinë elektronike. Janë 4 vendime, që liberalizojnë shërbimet dhe lehtësojnë procedurat në këto vende. Lehtësimi i procedurave për tregtinë elektronike, ku për shkak të mbylljes së bizneseve, tregtia mori hov. Bizneset kanë investuar në dixhitalizim dhe në teknologjinë e informacionit dhe për ti ardhur në ndihmë dhe në mbrojtje të gjithë konsumatorëve. Ky vendim i hap rrugën çeljes së një platoforme në kuadër të mbrojtjes së konsumatorëve. Nëse një qytetar do të blejë pajisje dhe veshje apo shërbime online do ti hapet rrugë krijimit të platformës, nëse një qytetar do të ketë problematikë do të ketë mundësi ta zgjidhë nëpërmjet platformës që është vendosur pranë vendeve të CEFTA-së.

Pyetja: Po për konsumatorët shqiptarë, që operojnë në rrjetet sociale, në Instagram, do të ketë një mbrojtje ndaj tyre?

Ibrahimaj: Ka pasur një kuadër rregullator që ka pasur mangësi në kontrollin e tyre. Tashmë do të jenë në standartet e BE që të ketë një kontroll më të mirë që të vijnë në ndihmë të konsumatorëve jo vetëm për cilësinë por dhe për çmimin me të cilin tregtojnë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike delina ibrahimaj vendimet e qeverise 29 shtator 2021 delina ibrahimaj vendimet e qeverise 29 shtator 2021

Sondazh

Poll