Politike

PS tërhiqet për Komisionet/ PD shkon fizikisht, Gjekmarkaj: S’mu dha fjala, situatë absurde! Balla: Javën e ardhshme k

29 Shtator 2021, 07:30 Nga DOSJA
PS tërhiqet për Komisionet/ PD shkon fizikisht, Gjekmarkaj: S’mu

TIRANË– Vendimi i Konferencës së Kryetarëve për të kaluar online punën e Komisioneve Parlamentare me arsyetimin se duhet të ruhen rregullat e distancimit social dhe pandemisë COVID19, ka vijuar me përplasje mes maxhorancës dhe opozitës. Edhe sot, njësoj si dje, deputetët e opozitës kanë shkuar fizikisht në Komisionet Parlamentare të parashikuara për tu mbledhur ditën e sotme, ndërsa maxhoranca apeloi që deputetët të marrin pjesë në komisione online.

Punimet janë duke vazhduar në Komisionin e Edukimit dhe Arsimit, ku opozita u largua më herët, ndërsa mbledha është duke u zhvilluar online dhe po drejtohet nga zv.kryetari i Komisionit, Petro Koçi. Më herët, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha se situata është absurde dhe se nuk iu dha fjala.

“Gjendemi përballë një situate absurde. Mazhoranca nuk u paraqit sepse nuk do ballafaqimin me opozitën. Kukullat e Edi Ramës nuk duan të diskutojnë për çështjen arsimit. Kanë shumë gjëra që duan ti kalojnë në mënyrë që mos të përballen me opozitë.”-tha Gjekmarkaj në dalje të mbledhjes.

Ndërkohë që në dy komisionet e tjera, në atë të Ekonomisë dhe Veprimtarive Prodhuese, kryetari Eduart Shalsi vendosi ti jepte fjalën deputetëve të opozitës, duke iu kërkuar të hyjnë në platformën online, ndërsa shtoi se nëse do të lejohet prania fizike në sallë atëherë do të kërkohet certifikata e vaksinimit.


“Ju dhashë fjalën, secili mund ta marrë fjalën. Do ju kërkoja të respektoni etikën. Një nga debatet më të rëndësishme që duhet të bëjmë është ajo që po bën bota mbledhje online, komisione, jo vetëm sa kohë është pandemia por edhe post pandemisë. Nuk do të ketë prani fizike pa një certifikatë vaksinimi, ndërkohë që do të ndjekim edhe shifrat. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Nëse do të logeni mirë nëse, jo do të duhet të vini këtu.”- tha Shalsi.

Kjo situatë për deputetin e PD, Edmond Spaho është një marrëzi që tregon se PS ka frikë nga diskutimet. ‘Kjo që po bëni është një marrëzi e madhe. Në një kohë që po hapen shkollat dhe ndiqen fizikisht, e Kuvendi zhvillon seancë plenare me prani fizike ju insistoni që ta bëni punën online. Kjo trego se ju keni frikë nga debatet.’- tha Spaho.

Në përfundim të punimeve të Komisionit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se javën e ardhshme do të mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve dhe pritet që ti jepet “OK”, kthimit të deputetëve në komisione, përmes kushtit të provimit se janë të vaksinuar.

(F.g;a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron gjekmarkaj debati per komisionet parlamentare edmond spaho partia demokratike taulant balla agron gjekmarkaj debati per komisionet parlamentare edmond spaho partia demokratike taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 29 Shtator 2021, 09:53

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj deklaroi se vendimi i Partisë Socialiste për tu rikthyer në sallat e Kuvendit ...